Në Spanjë hedhin hipotezën për pasuesin e Ronaldos në Torino

Antoine Griezmann do të jetë një lojtar i Juventus-it në vitin 2021.”Don Balon” hedh hipotezën e bujshme për të ardhmen e sulmuesit francez të Barcelona-s.

Ideja për të luajtur me Cristiano Ronaldo-n duket se e tundon pak -sulmuesin e Atletico Madrid. Por edhe nëse portugezi do të largohej nga Torino, duket se nuk do të kishte probleme për zbarkimin e Griezmann te bardhezinjtë.

Në fillim, Juventusi do të duhet të largojë lojtarë të rëndësishëm për të krijuar hapësirë për kampionin e botës, në mënyrë që të lehtësojë bilancin nga rrogat e larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye është planifikuar largimi i njërit mes Higuain, Douglas Costa dhe Rabiot, i domosdoshëm për të bërë të mundur transferimin e Griezmann.

Swiss Digital Mobile Reklama

Francezi fiton 18 milionë euro në sezon në Spanjë, me disa klauzola të veçanta që e lejojnë të arrijë deri në 23 milionë në vitin e pestë. Një shifër që Juventusi nuk ka ndërmend që ta paguajë për të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?