Në Spanjë janë të bindur, Barcelona nuk heq dorë nga Leao
Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për Rafael Leao. Pas tentativave të merkatos së verës, katalanasit synojnë ta transferojnë Leao-n në vitin 2025.
Raportet nga Spanja sugjerojnë se negociatat për Nico Williams janë duke u bërë gjithnjë e më të vështira, duke shtyrë drejtuesit e Barcelonës të eksplorojnë mundësi alternative. Agjenti portugez, Jorge Mendes, ka propozuar Leao-n si një mundësi të re për sulmin e klubit.
Për sa i përket çmimit, Milani ka deklaruar se nuk do të ulë kërkesën nën 70 milionë euro, një shumë që Barcelona është në gjendje ta përballojë. Ky transferim do të mund të ishte një zgjidhje e mirë për Leao-n, i cili këtë sezon ka hasur vështirësi me trajnerin Paulo Fonseca.