Në vend të De Biazit … Xhenaro Gatuzo

E ardhmja e De Biazit është lakuar shpesh në media, teksa së fundmi ajo e ka futur atë në garë edhe për të marrë drejtimin e Anglisë. Teksa ishte në garë edhe për Rumaninë, por aty u emërua ditën e djeshme Kristof Daum, ndaj tani mbetet vetëm Anglia apo edhe Ukraina që është lakuar në mediat italiane.

Sigurisht për të marrë ‘”fronin e Tre Luanëve” është shumë e vështirë, por në Zvicër, “fussballinfos.ch” shkruan se italiani mund të largohet nga Shqipëria e të marrë përsipër një tjetër detyrë për shkak se Kombëtarja jonë ka në grupin e kualifikuesve për në “Rusi 2018” skuadra si Italia dhe Spanja dhe kualifikimi në Botëror është thuajse i pamundur, shkruan ‘sportal’.

Por sipas këtij portali, Federata Shqiptare e Futbollit po bën planet e saj e në rast se De Biazi largohet, është gati një tjetër italian, Xhenaro Gatuzo, trajneri aktual i Pizës në Serinë B.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-lojtari i Kombëtares italiane dhe Milanit, njihet nga të gjithë për atë që ka dhënë në fushën e blertë, por si trajneri ai është në hapat e parë dhe vështirë se federata ta ketë në fokus për trajner të Kombëtares.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë, por fillimisht duhet të ikë De Biazi, i cili është ende nën kontratë me Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?