Nedim Bajrami nis kapitullin e ri në Arabinë Saudite

Nedim Bajrami do ta vazhdojë karrierën në Saudi Pro League. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Al-Taawoun, pasi u largua nga Rangers. 27-vjeçari kalon në klubin saudit në formë huazimi për një sezon, ndërsa Al-Taawoun do të ketë të drejtën ta blejë përfundimisht në përfundim të edicionit.

Gjatë dy sezoneve në Skoci, mesfushori zhvilloi 63 ndeshje dhe realizoi 7 gola, por dëmtimet dhe mungesa e vazhdimësisë e penguan të siguronte një vend të qëndrueshëm në formacionin titullar.

Transferimi në Arabinë Saudite i jep Bajramit mundësinë për një sfidë të re në një kampionat që ka fituar vëmendje të madhe vitet e fundit falë afrimit të shumë emrave të njohur të futbollit ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç objektivave me klubin e ri, Bajrami synon të rikthehet në formën e tij më të mirë edhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare, ku mbetet një nga lojtarët kyç në projektin e trajnerit Rolando Maran.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?