Nejmar mund të detyrohet të lërë Barcelonën, thotë babai i tij

 

Neymar mund të detyrohet të lërë Barcelonën nëse rasti i evazionit të tij fiskal me taksat nuk zgjidhet,  thotë babai i lojtarit.

Një gjykatë braziliane ka ngrirë 40 mln eurot e aseteve që i përkasin sulmuesit brazilian, dhe familjes së tij të lidhura me biznesin, ndërsa sulmuesi po hetohet për15 mln euro evazion fiskal që nuk ka në paguar në Brazil gjatë viteve 2012-13.

Swiss Digital Desktop Reklama

Neymar,i cili ka shënuar 13 gola në 14 paraqitje me klubin e tij këtë sezon, po kalon momente fantastike por babai i tij zbulon se e ardhmja më “Camp Nou” nuk është më e sigurtë.   

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne po flasim për rinovimin e kontratës por duhet të zgjidhim disa gjëra,” – tha babai i Neymar për “Cadena SER”.

“Ne duhet të dimë nëse Spanja pranon situatën tonë. Kjo është e vështirë, sepse po sulmohemi nga Brazili në Spanjë. Neymar është një yll dhe imazhi i tij nuk ka lidhje me futbollin. Por po persekutohemi prej vitesh, prej 2006 për kontratën nga kompania me të cilin e kishim lidhur atë, ” – thekson i ati i Neymar.

Sakaq, braziliani Naymar është tre vite në kontratë me Barcelonën, por kohët e fundi mediat raportojnë se ai është i lidhur për  një kalim të mundshëm te Mançester Junajtid.    

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?