Nelson Hysa drejt një përballje historike me Tyson Furyn

Një tjetër përballje e mundshme shqiptaro-britanike në peshat e rënda ka nisur të qarkullojë në mediat sportive, me Nelson Hysën që përflitet si kundërshtar i ish-kampionit të botës Tyson Fury. Megjithatë, deri tani gjithçka mbetet në kuadër të zërave dhe nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga palët apo organizatorët.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara, një duel mes Hysës dhe Fury-t mund të bëhet publik në ditët apo javët në vijim, por për momentin nuk ekziston asnjë marrëveshje e finalizuar.

Emri i boksierit shqiptar Nelson Hysa ka nisur të përmendet në këtë kontekst pas përfshirjes së tij në një seri përgatitjesh të përbashkëta me Fury-n gjatë fundit të vitit 2025. Në atë periudhë, dy boksierët janë parë duke u stërvitur në të njëjtën palestër, madje duke realizuar edhe një moment simbolik miqësor me gjestin e shqiponjës dykrenore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hysa vjen në këtë fazë të karrierës me një bilanc prej 24 fitoresh si profesionist, prej të cilave 22 me nokaut, duke u konsideruar si një nga goditësit më të fortë në kategorinë e peshave të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Fury mbetet një prej figurave më të mëdha të boksit modern, me 35 fitore, 24 prej tyre me nokaut, dy barazime dhe vetëm një humbje, si dhe me tituj të rëndësishëm botërorë si WBC dhe IBO.

Nëse ky duel do të zyrtarizohet, ai do të përbënte sfidën më të madhe në karrierën e Hysës dhe një nga eventet më të përfolura në rast se konfirmohet. Por për momentin, përballja mbetet vetëm një hipotezë në qarkullim dhe jo një ndeshje e vendosur zyrtarisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?