Nëse kualifikohet Shqipëria, do të përballet me këto kundërshtarë dhe në këto orare

Me 3 pikët e fituara ndaj Rumanisë, Shqipëria tregoi se nuk mjaftohej vetëm me pjesëmarrjen në këtë kompeticion.

Ambicjet e saj janë për të vazhduar në raundet e mëtejshme. Dhe mundësinë për kualifikim kombëtarja e arriti falë fitores dje me Rumaninë.

Shqipëria mund të jetë pjesë e 4 ekipeve më të mira të vendit të tretë që do luajnë në 1/8.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Shqipëria kualifikohet UEFA raporton se nëse do të luajë me fituesin e Grupit B, ndeshja zhvillohet të shtunën në Paris në orën 18:00. Fitues i grupit B mund të jetë Anglia ose Uellsi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por nëse luajmë me fituesin e Grupit C, ndeshja do të zhvillohet në po të njëjtën orar në qytetin e Lille. Në grupin C me shumë gjasa Gjermania mund të dalë në vend të parë, e ndjekur nga Polonia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?