Nesër finalja/ Presidenti Duka: Jam me Romën, uroj të shoh Kumbullën në fushë
Një ditë para finales së ”Europa Conference League”, Presidenti i FSHF, Armand Duka, thotë se askush nuk e kishte menduar që një kompeticion i tillë do kishte një jehonë të tillë dhe fakti që po bëhet një finale aq e rëndësishme në Shqipëri përbën një lajm. Ai tha se është tifoz me Romën dhe një ndër arsyet është se në gjirin e Romës, luan një ndër lojtar shqiptar që është Marash Kumbulla.
”Pak e kishin menduar që ky është një kompeticion i tillë si finalja e Conference League do kishte një jehonë të tillë. Madje edhe ne nuk e kishim menduar që do kishte kaq jehonë dhe kaq shumë interes. Edhe të bëhet një finale në Shqipëri, përbën lajm. Për fatin tonë të mirë erdhën edhe dy skuadra me histori në futbollin europian me shumë trofe, por edhe me shume uri, sepse trofetë i kanë në distancë të fituara.
Kemi uruar që Roma të ishte në Tiranë për disa arsye. Edhe për faktin që ka që nga 1991 që nuk fiton një trofe, por edhe një arsye tjetër se është shumë afër Shqipërisë. Lëvizja nga Italia në Shqipëri është akoma më e lehtë. Ndihemi për t’i rikthyer çdo event që kanë organizuar.
Unë faktikisht jam tifoz me Milanin, që fitoi kampionatin në Itali, por në këtë aktivitet jam tifoz me Romën. Një ndër arsyet është se në gjirin e Romës, luan një ndër çunat tanë Marash Kumbulla dhe është një motiv për të qenë me Romën. Uroj ta shoh në fushë, të kontribuojë për ekipin edhe për të kontributi në ekipin tonë”,-tha për ”TCH”.