Nesër hidhet shorti i Championsit/ Zbulohet rrugëtimi i plotë, City rrezikon Realin ose Bayernin
Nesër në orën 12:00 do të hidhet shorti i Champions League ku do të vendosen çiftet e skuadrave të cilat duhet të kalojnë nga play-off për të qenë mes 16 më të mirave të Europës.
Deri më tani është kuptuar se pozicionimi i Manchester City-it në vendin e 22-të me 11 pikë ka bërë që të ndeshjet me njërën prej dy skuadrave të renditura në vendin e 11-të dhe atë të vendit të 12-të pra respektivisht me Realin e Madridit ose Bayernit.
Klubet e renditura më mirë kanë një avantazh në këtë “finale” të parakohshme me City-in, pasi duelin e kthimit e luajnë në fushën e tyre.
Në shortin e nesërm do të vendoset se cila do të jetë skuadrat që do të presë këto fitueset e çifteve në fjalë. Atletico Madridit dhe Bayer Leverkusen do të ndeshjen në çerekfinale me fitueset e çifteve që do të krijohen nga duelet mes Bayernit, Realit, City-it dhe Celtic
Nëse Juventusi apo Milani do të kalojnë PSV-në ose Feyenordin atëherë do të ndeshen me njërën mes Interit dhe Arsenalit.


KOHA JONË SONDAZH

