Nesër miqësorja Shqipëri-Izrael, Maran: Dua të fitoj me një futboll agresiv

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, deklaroi para miqësores me Izrael se synon një Shqipëri agresive, me personalitet dhe performancë të mirë në fushë.

Ai vlerësoi motivimin e lojtarëve, megjithëse ka pasur pak kohë për të punuar me ekipin, dhe theksoi se Izraeli është një kundërshtar i fortë që kërkon intensitet maksimal dhe përqendrim.

Nga ana tjetër, kapiteni Berat Gjimshiti u shpreh se skuadra po përshtatet me idetë e trajnerit të ri dhe se të gjithë lojtarët janë të gatshëm të japin maksimumin. Ai theksoi gjithashtu atmosferën pozitive në grup dhe dëshirën për të siguruar një vend në kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria luan ndaj Izraelit të mërkurën, në Arena Kombëtare, me fillim në orën 20:00.

Swiss Digital Mobile Reklama
Konferenca zyrtare e trajnerit Maran & Gjimshitit para miqësores me Izraelin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?