Nesër ndeshja Kukësi-Austria Wien, policia publikon masat e sigurisë

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Kukësi – Austria Wien, që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 19:30, në Stadiumin “Elbasan Arena”. Masat e Policisë së Elbasanit janë të shumta, nga bllokimi i disa rrugëve e deri te blindimi i stadiumit.

– Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes.

– Nga “Kryqëzimi i rrugës së tapetave” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve lidhur me ndeshjen do të angazhohen 185 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe nga FNSH-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

– Nuk do te lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Të gjithë sportdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: sende të forta, b) shishe (të çfarëdolloji) c) fishekzjarre d) monedha apo metale (të çfarëdolloji) e) çelësa të ndryshëm. Në të kundërt NUK do të lejohen të futen në stadium.

– Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit. Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 18:30 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.

– Drejtoria Policisë Elbasan u kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 21 Korrik lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?