Nesër zgjedhje për pavarësinë e Katalonjës…Po Barcelona?

Në Katalonjë të dielën do të mbahen zgjedhjet rajonale, ndërsa fitorja eventuale e separatistëve, do të nënkuptonte fundin e Spanjës me kufijtë e tanishëm.

Rezultati i zgjedhjeve, i cili po vlerësohet si një referendum i penguar për këto vite nga Qeveria në Madrid, do të mund të fillojë procesin e ndarjes së këtij rajoni të pasur.

Sipas anketave të bëra në prag të zgjedhjeve tregojnë se blloku i partive për pavarësi do të shënojnë fitore, por jo të mjaftueshme për të krijuar shumicën në parlamentin e Katalonisë, që do të mund t’i jepte mandat për inicimin e planit 18 mujor për krijimin e shtetit të pavarur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pavarësia e kësaj zone, do të thotë se e ardhmja e Barcelonës në kampionatin spanjoll mund të vihet në pikëpyetje. Barcelona i përket kësaj krahine dhe kjo e bën rivalitetin e saj me Real Madrid edhe më të ashpër, i njohur prej një shekulli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, pritet të mësohet nesër e ardhmja e Katalonisë dhe më tej edhe fatet e Barcelonës në kampionatin spanjoll.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?