Neuer: Mësime, nga humbje e vitit të kaluar me Real Madrid
Me ardhjen e vitit 2015, teksa ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, Bajern Mynih ka nisur të mendojë më herët për Champions League, falë avantazhit që ka në kampionat nga vendi i dytë, me plot 11 pikë. Portieri i Bayernit të Mynihut, Manuel Neuer kërkon nga shokët e skuadrës së tij që të kenë nxjerrë mësime dhe të mos e përsërisin më humbjen e vitit të shkuar kundër Real Madrid. Kampionët në fuqi të Bundesligës së Gjermanisë u mundën në total me rezultatin 5-0. -“Aktualisht kryesojmë të qetë në Bundesliga. Zhvilluam një pjesë të parë të sezonit perfekt, por kjo nuk duhet të na bëjë që të biem në gjumë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Nuk më pëlqen që të dëgjoj dikë që thotë se duhet ta ulim ritmin për t’i dhënë gaz në muajin prill,” – shprehet portieri i Bajernit dhe i kombëtares së Gjermanisë. Portieri Neuer nuk e diskuton kalimin në çerekfinale, teksa përballë do të jetë Shahktor Donjesk, por flet për një sfidën e mundshme me Realin në UEFA Champions League. – “Kemi kohë në dispozicion për t'u përgatitur për një ndeshje të mundshme me Realin e Madridit në të ardhmen. Gjatë vitit të shkuar ata ishin në një nivel më të lartë se ne, por duhet të japim maksimumin që ajo situatë të mos përsëritet më,” – thekson Neuer, i cili rivalizoi me Cristiano Ronaldon e Leo Messin, për Topin e Artë 2014, që e fitoi këtë javë portugezi i madrilenëve. Rrugëtimin në 1/8-at e UEFA Champions League, Bayerni i Mynihut do ta vazhdojë me sfidën shkurtit, kundër Shakhtar Donetsk.
KOHA JONË SONDAZH

