Neuer njofton largimin nga Kombëtarja e Gjermanisë

Portieri Manuel Neuer, ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Gjermanisë. Nëpërmjet një video të postuar në profilin e tij, 38-vjeçari ka bërë të ditur largimin nga “pancerat”.

“Kjo ditë duhej të vinte në një moment. Kushdo që më njeh e di se ky vendim nuk ishte i lehtë për mua. Kanë kaluar mbi 15 vjet që nga debutimi im, kur luajtëm në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe isha jashtëzakonisht nervoz.

Kur shikoj prapa sot, mbushem me krenari dhe gjithashtu me shumë mirënjohje që kam qenë në fushë me të gjithë shokët e ekipit dhe gjithashtu kam qenë kapiten i kombëtares gjermane të futbollit për më shumë se shtatë vjet.

Personalisht më ka pëlqyer të vesh fanellën e kombëtares gjermane. Faleminderit shumë për këtë”, u shpreh Neuer.

Portieri 38-vjeçar bëri debutimin e tij në Gjermani në vitin 2009 dhe përfaqësoi vendin e tij në 124 ndeshje, më shumë se çdo portier tjetër gjerman.

SHKARKO APP