Neuer: Portieri ia nxin jetën sulmuesit, Ronaldon s’e kam frikë!

Manuel Neuer është një nga portierët më të mirë në vitet e fundit. Kapiteni i Bayernit së fundmi ka dhënë një intervistë ku nuk ngurron që të sfidojë Ronaldon, ndërkohë që foli dhe për aftësitë e tij përballë sulmuesve.

“Rëndësi të madhe ka pozicioni që mban mes shtyllave, gjithmonë në lidhje me lëvizjen që bën sulmuesi. Një portier ka shumë mënyra për t’ia nxirë jetën sulmuesit që i del i vetëm përballë. Për mua nuk ka rëndësi fare se kush është ai përballë meje.

CR7? Kam pasur disa duele me Ronaldon, jam përballuar disa herë me të dhe kjo më jep njëfarë avantazhi, pasi ia njoh lëvizjet. Kur më del përballë, nuk është se mendoj ‘Oh, sa frikë! Erdhi Ronaldo, nuk di çfarë të bëj’… Ai nuk më tremb aspak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mos keqkuptohemi, nuk është se jam i dhënë pas dueleve psikologjike. Kryesisht mendoj të fitoj ndeshjen bashkë me shokët e mi. Ama, nëse ata kanë nevojë për ndihmën time, unë jam gjithmonë gati“, deklaroi Neuer.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?