Newcastle i shkakton humbjen e dytë radhazi Evertonit të Ancelottit (VIDEO)

Newcastle fitoi 2-1 në “St. James’ Park” përballë Evertonit të Carlo Ancelottit. Kjo është humbja e dytë radhazi për skuadrën nga Liverpoolit që ja lënë kreun rivalëve të qytetit.

Vendimtar në suksesin e “Magpies” rezultoi Wilson, autor i dy golave për vendësit. Të parin e shënoi me 11-metërsh në fillim të pjesës së dytë, ndërsa atë të rezultatit të përkohshëm 2-0 në minutën e 84-t.

Evertoni arriti të rihapte ndeshjen vetëm në minutën e parë shtesë me Calvert-Leëin, atëherë kur koha në dispozicion për të synuar të paktën barazimin ishte e pamjaftueshme.

Southamptoni shpërtheu me katër gola në sfidën me Aston Villan në transfertë, por e rrezikoi seriozisht suksesin pasi skuadra nga Birmingami për pak arriti përmbysjen e madhe 3-4.

SHKARKO APP