Newcastle kërkon të ndërtojë një ekip të madh, ja tri objektivat e mëdha

Newcastle po punon për të ndërtuar një skuadër të madhe për sezonin e ardhshëm, gjithmonë nëse do të arrihet të konkretizohet shitja e klubit te disa pronarë nga Arabia Saudite. Sipas ESPN, emri i fundit që ka përfunduar në listën e dëshirave të bardhezinjve është Edinson Cavani, sulmuesi uruguaian, i cili ka shkëlqyer te Napoli dhe PSG.

Gjithashtu në orbitën e klubit anglez është edhe Dries Mertens, i cili nuk do të rinovojë me klubin italian ndaj dhe po mendon për një aventurë të re. Një tjetër dëshirë e madhe është edhe Willian nga Chelsea, por për brazilianin duhet të mposhtet konkurrenca e shumë klubeve të mëdha.

Plani i Newcastle nuk ndalet vetëm te futbollistët, pasi sipas ESPN, pronarët e rinj po mendojnë edhe për trajnerin, i cili do të jetë një mes Massimiliano Allegrit dhe Mauricio Pochettinos, me të dytin më të avantazhuar nga eksperienca fantastike me Tottenhamin. Mes kandidatëve janë edhe trajnerë të tjerë të njohur si Rafael Benitez dhe Lucien Favre. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP