Newcastle pranë akordit me sulmuesin e Dortmundit

Newcastle po bën përforcime të rëndësishme në merkaton e dimrit. Pas afrimit të Lazaro nga Interi, klubi anglez është pranë një tjetër goditjeje të rëndësishme në sulm dhe bëhet fjalë për Paco Alcacer.

Spanjolli tashmë nuk ka vend në formacion që pas ardhjes së Haaland dhe po shikon mundësinë e largimit teksa oferta më interesante për Dortmund është ajo e Newcastle.

Huazim me të drejtë blerjeje 30 milionë euro është oferta për sulmuesin spanjoll, një operacion që pritet të mbyllet në ditët e fundit të merkatos së janarit.

 

SHKARKO APP