Newcastle shkarkon Steve Bruce, ja dy kandidatët që mund ta zëvendësojnë

Steve Bruce nga sot nuk është më trajner i Newcastle, teksa arabët e PIF kanë vendosur ta shkarkojnë teknikun 60-vjeçar anglez. Bëhet fjalë për një vendim të paralajmëruar më herët në fakt, ndërkohë që kanë dalë në skenë emrat e favoritëve për t’u ulur në pankinën e “Magpies”.

Në Angli janë të bindur që pasuesi i Steve Bruce do të jetë Steven Gerrard, i cili aktualisht drejton skocezët e Rangers, por ishte të dielën në “St. James’s Park” për të ndjekur ndeshjen mes Neëcastle dhe Tottenham.

Së fundi ka dalë në skenë edhe emri i zviceranit Lucien Favre, i cili më herët ka qenë trajner i Borussias së Dortmundit, Nices, etj., dhe ka bërë shumë mirë, ndërsa aktualisht është i lirë që prej vjeshtës së vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?