“Next Gen” sjell më shumë se 100 milionë euro nga merkato për Juven

“Next Generations”, e njohur si “gjenerata e re e Juventus”, ka thyer murin e 100 milionë eurove në dy sesionet e fundit të merkatos. Në vetëm 7 muaj, nga vera 2025 në janar 2025, bardhezinjtë kanë arkëtuar këtë shumë të ardhurash nga shitja e mjaft talenteve të ardhur nga ekipit i të rinjve.
Nicolò Fagioli, i shitur së fundmi te Fiorentina për 16 milionë (mes huazimit dhe detyrimit për të blerë) plus bonuse (2.5) dhe një përqindje në rishitje, është vetëm lojtari i fundit i Juventus i lançuar nga skuadra e dytë, ajo që luan në Serie C dhe i sakrifikuar në emër të llogarive dhe merkatos.
Përpara mesfushorit ishte radha e Soule me shokë verën e kaluar apo më herët në janar. Transferimi më i pasur mbetet ai i playmakerit argjentinas, i blerë në korrik nga Roma për 25.6 milionë euro.
Mbrojtësi De Ëinter kaloi te Genoa për 10 milionë, Nicolussi Caviglia u shit për 5 milionë te Venezia e mjaft të tjerë. Ajo që po rezulton të jetë më e dhimbshme është ajo e Dean Huijsen. Ai u shit te Bournemouth në verë për 15.2 milionë.