Neymar e tepron, dy ditë pas ditëlindjes merr “pushimet” për shkak dëmtimi

Neymar, ditëlindje, party dhe më pas… dëmtim. Ylli brazilian është sërish në qendër të vëmendjes, pasi dy ditë më parë, organizoi një festë madhështore për ditëlindjen e tij të 28-të.

Asgjë e gabuar deri më tani, por sot, ylli brazilian i ka komunikuar klubit të PSG-së se vuan nga një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm në sfidën kundër Nantes, e vlefshme për Ligue 1.

Nuk është hera e parë që Neymar e bën një gjë të tillë dhe kjo është një histori e përsëritur shumë herë. Lajm i mirë për PSG-në është fakti që kjo sfidë nuk është shumë e rëndësishme, pasi kryeson me 12 pikë kampionatin francez, si dhe janë dukshëm favoritë në letër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në ditëlindjen e motrës së tij, Neymar ka marrë “pushimet” edhe në sfida shumë të rëndësishme, shumicat për Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?