FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar i bashkohet Brazilit për Botërorin, pritet me entuziazëm nga Ancelotti dhe shokët e ekipit

Pas javësh spekulimesh dhe debatesh mbi gjendjen e tij fizike, Neymar ka siguruar një vend në listën e të grumbulluarve të kombëtares së Brazil për Botërorin, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë pasigurie për tifozët brazilianë.

Sulmuesi i Santosit, me të kaluar te Barcelona dhe PSG, iu bashkua grumbullimit të “Seleçaos” në qendrën federale Granja Comary pranë Rio de Janeiro, ku u prit me entuziazëm nga shokët.

Një nga momentet më të komentuara ishte takimi i tij me trajnerin Carlo Ancelotti, i cili e përqafoi ngrohtësisht në mbërritje. Neymar u përshëndet gjithashtu nga disa emra të njohur të skuadrës, mes tyre ish-lojtarët e Juventus, Danilo dhe Alex Sandro, si edhe Casemiro, Lucas Paquetá dhe Vinícius Júnior.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?