Neymar i jep fund aventurës me Brazilin: Koha ime me Seleçaon ka përfunduar!

Neymar ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga kombëtarja e Brazilit pas eliminimit të Seleçaos në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026 ndaj Norvegjisë.

Sulmuesi brazilian, i cili hyri në fushë nga stoli dhe shënoi me penallti në minutat e fundit të ndeshjes, u largua nga fusha mes lotësh. Pas përfundimit të takimit, 34-vjeçari bëri të ditur se nuk do të veshë më fanellën e kombëtares.

“Koha ime me Brazilin ka përfunduar. Kam bërë histori, kam qenë shumë i lumtur dhe kam dhënë gjakun e jetën time për këtë fanellë. Gjithmonë kam luftuar për këtë fanellë të verdhë, por tani nuk dua të vazhdoj më”, deklaroi Neymar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë vendim, lojtari mbyll një kapitull 16-vjeçar me kombëtaren braziliane. Neymar largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme me Seleçaon, pavarësisht se nuk arriti të fitojë një Kupë Bote.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, ylli brazilian foli edhe për polemikat e fundit te Santos, duke mohuar se ka kritikuar apo sulmuar lojtarët e rinj të skuadrës pas barazimit ndaj Chapecoenses.

“Ishte diçka e trishtueshme dhe bezdisëse. Pas ndeshjes kërkova që të përmirësoheshim dhe thashë se nuk mund të luanim në atë mënyrë sipërfaqësore. Si kapiten kam të drejtë ta them këtë”, u shpreh Neymar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?