Neymar: Ka ditë që dua të heq dorë, por jam një luftëtar!

Sulmuesi i Al-Hilal, Neymar ka folur për vështirësitë që ka pasur në rikuperimin nga dëmtimi serioz i pësuar sezonin e kaluar.

Braziliani dëmtoi ligamentin e tij të përparmë të kryqëzuar dhe meniskun ndërsa ishte me kombëtaren tetorin e kaluar dhe që atëherë nuk ka luajtur për klubin e tij. Ai ka konfirmuar në rrjetet sociale se po kalon një moment të vështirë dhe që ka pasur dëshirë që të heq dorë nga futbolli.

“Pasi kam pësuar këtë dëmtim, ka ditë që janë të vështira, ka ditë që dua të heq dorë. Është e vështirë të kalosh gjithë këtë. Por ka një luftëtar që nuk do të ndalet derisa të arrij atë që dua! Zoti është forca ime dhe kështjella ime. Ne do të vazhdojmë të luftojmë çdo ditë”, ka shkruar Neymar.

Neymar ka luajtur vetëm pesë ndeshje për Al Hilal që kur nënshkroi me ta nga Paris Saint-Germain në verën e vitit 2023 për 90 milionë euro.

SHKARKO APP