Neymar mbetet një ëndërr për Barcelonën, kushton plotë 500 milionë euro

Neymar te Barcelona është ëndrra e madhe e Josep Maria Bartomeut për sezonin e ardhshëm. Numri një i katalanasve synon që të fitojë Champions League që mundon prej disa vitesh. Lionel Messi, Pique dhe Suarez do të ishin shumë të kënaqur që të ndanin dhomat e zhveshjes me brazilianin, ndërkohë që edhe tifozët do të ishin në delirë.

Problemi i parë për ardhjen e tij ka të bëjë me vlerën e kartonit. Lojtari mund të kërkojë largimin në bazë të një rregulloreje nga FIFA, teksa për pjesën e mbetur të kontratës vlera për lirimin e tij arrin në 164 milionë euro.

Ky është një çmim të cilin Barcelona nuk mund ta paguajë tani për tani. Efektet e koronavirusit në ekonominë e klubit të njohur spanjoll do të jenë të mëdha. Penga e dytë lidhet me pagën e futbollistit. Neymar i kushton PSG 70 milionë euo në sezon si pagesë bruto. Kjo shifër duket e papërballueshme për momentin nga skuadra katalanase, edhe nëse braziliani të pranojë ulje.

Neymar sipas mediave të njohura spanjolle i kushton Barcelonës për momentin plotë 500 milionë euro, duke përfshirë të gjithë operacionin e transferimit dhe pagën. Për momentin duket e pamundur që ta shohim shumë shpejt në “Camp Nou”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP