Neymar mbyll para kohe sezonin, operohet në Katar

Neymar ka mbyllur sezonin futbollistik te skuadra e PSG-së. Pas eliminimit nga Champions League, klubi francez vendosi që të lejojë lojtarin që të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale për të rregulluar problemin që ka në kavilje.

Kujtojmë që braziliani u dëmtua në ndeshjen e kampionatit francez kundër Lille në 19 shkurtin e kaluar.

Operacioni u krye sot në mëngjes në Doha në Katar. Nuk bëhet e ditur koha e saktë e rikuperimit, por është e qartë që Neymar nuk do të zbresë më në fushën e blertë këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?