Neymar: Me City-in si ndaj Bayernit, jemi përmirësuar shumë!

PSG do të sfidojë nesër Manchester City në gjysmëfinalen e parë të Champions League, teksa para mediave ka dalë sulmuesi brazilian Neymar. Së pari ai foli për çështjen e rinovimit të kontratës me skuadrën parisiene.

“Fola për këtë temë më së miri edhe pas ndeshjes së fundit. Mendoj se nuk ka nevojë ta përsëris. Kam ende kontratë me PSG-në. Ne duam të bëjmë atë që është më e mira për të gjithë. E kam thënë se jam i lumtur këtu dhe ndihem shumë më mirë se në sezonet e mëparshme.

Ka disa gjëra që i kam përmirësuar këtu. Gjithashtu kam kaluar edhe momente të vështirë, që njerëzit e dinë. Kam punuar shumë dhe kam qenë gjithmonë profesionist, ndryshe nga se besojnë disa njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dueli me City-in? Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë. Nuk ka asnjë ekip të lehtë në këtë nivel. Manchester City është një ekip i nivelit të lartë dhe luhet një gjysmëfinale. Do të jetë e vështirë, aq sa ishte kundër Bayern Munich. Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar.

Swiss Digital Mobile Reklama

PSG është rritur shumë, klubi është më i respektuar. Kur njerëzit flasin për PSG-në, ata e dinë që jemi në 4, 5 apo 6 ekipet më të mira të Champions League. Ne jemi pranë fitimit të këtij kompeticioni”, deklaroi Neymar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?