Neymar me mbrojtje nga policia, arbitri Turpin në Tiranë veproi më ndryshe se në Marseille

Neymar kërkoi ndihmën e policisë mbrëmjen e djeshme për të ekzekutuar goditjet e këndit. Tifozët e Marseille ishin të papërmbajtshëm mbrëmjen e djeshme, teksa nuk i kursyen shishet dhe gotat plastike ndaj brazilianit.

Gjyqtari i ndeshjes ishte një emër i njohur, Clement Turpin, i cili pak ditë më parë përjetoi të njëjtën situatë në “Air Albania Stadium” në sfidën mes Shqipërisë dhe Polonisë, por në atë rast i dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes për 15 minuta.

Një gjë të tillë francezi nuk e bëri mbrëmjen e djeshme, edhe pse në fakt situata ishte shumë më e ndezur. Autoritetet e menaxhuan më së miri situatën, edhe pse një tifozë tentoi të hynte në fushë për të takuar Messin. Stjuardët e ndalën pa arritur te argjentinasi. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP