Neymar: Mund të largohem nga futbolli që në dhjetor!
Santos vazhdon të besojë te Neymar, duke i rinovuar kontratën deri në dhjetor 2026, pavarësisht problemeve të shpeshta fizike që e kanë shoqëruar vitet e fundit. Megjithatë, e ardhmja e yllit brazilian mbetet e paqartë.
Në një intervistë për Caze TV, sulmuesi 34-vjeçar pranoi se nuk ka një plan afatgjatë dhe se vendimet për të ardhmen do t’i marrë me kohë.
“Nuk e di çfarë do të ndodhë. Mund të ndodhë që në dhjetor të vendos të ndalem. Do të jetë një zgjedhje që do ta marrë zemra”, u shpreh ai.
Me FIFA Ëorld Cup 2026 në horizont, motivimi i Neymar mbetet i lartë, por në Brazil shtohet bindja se sezoni i Botërorit mund të përfaqësojë aktin e fundit të një karriere të jashtëzakonshme, të mbushur me suksese, por edhe me pengesa fizike.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

