Neymar: Nuk e di nëse jam unë problemi, dua thjeshtë të luaj futboll!
Neymar ishte i pafat në ndeshjen e fundit me PSG teksa pësoi një dëmtim i cili do ta mbajë jashtë fushave për disa javë. Braziliani nuk do të jetë në fushë për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, ndërsa është në dyshim edhe për atë të kthimit në mars. Ky dëmtim duket se ka ndikuar shumë te sulmuesi, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.
“Trishtimi është i madh, dhimbja është e pallogaritshme dhe lotët janë të vazhdueshëm. Edhe njëherë jam i detyruar të ndaloj së bëri atë që më pëlqen më shumë në jetë, e cila është të luaj futboll. Ndonjëherë ndihem jo rehat me stilin e lojës, sepse unë dribloj dhe në mënyrë të vazhdueshme goditem.
Nuk e di nëse unë jam problemi apo ajo atë që bëj në fushë, më mërzit me të vërtetë. Gjithashtu më mërzit shumë edhe të dëgjoj nga një lojtar, trajner, komentator apo ku di unë që duhet të goditem në fushë, apo thonë se simuloj e jam qaraman, e fëmijë i përkëdhelur. Seriozisht më mërzit shumë dhe nuk e di si duroj. Dua thjesht të jem i lumtur duke luajtur futboll, vetëm kaq!, shkruan Neymar në reagimin e tij në rrjetet sociale.