Neymar nuk është ende gati, humbet sfidën ndaj Haitit

Brazili nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Neymarit për ndeshjen e dytë të Kupës së Botës 2026 kundër Haitit, pasi sulmuesi vazhdon të vuajë nga një dëmtim në pulpë.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Braziliane e Futbollit, e cila njoftoi se ylli i “Seleçaos” nuk do t’i bashkohet skuadrës për sfidën e së premtes në Filadelfia.

Në një deklaratë zyrtare, federata bëri të ditur se Neymar do të qëndrojë në Neë Jersey, ku do të vazhdojë fazën përfundimtare të rikuperimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Neymar do të mbetet në New Jersey për të optimizuar fazën finale të rikuperimit të tij”, thuhet në komunikatën e federatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas njoftimit, futbollisti 34-vjeçar i Santosit do të vazhdojë programin e rehabilitimit në ambientet ku është akomoduar përfaqësuesja braziliane, me stafin mjekësor që po monitoron nga afër gjendjen e tij fizike.

Mungesa e Neymarit përbën një goditje për Brazilin, i cili kërkon të rikthehet te fitorja pas nisjes jo bindëse në Botërorin 2026. Stafi teknik shpreson që kapiteni dhe lideri i skuadrës të jetë gati për ndeshjet e ardhshme të turneut, ndërsa prioritet mbetet rikuperimi i plotë për të shmangur komplikime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?