Neymar refuzon transferimin te Barcelona dhe vendos të ardhmen e tij
Ylli i PSG-së, Neymar ka refuzuar mundësinë e rikthimit te ish-klubi i tij, Barcelona. Braziliani në 18 muajt e fundit ishte folur shpesh për rikthimin në “Camp Nou”, por pas pjesëmarrjes në finalen Champions League me klubin francez ka ndryshuar mendim. Sipas Diario AS, Neymar ka vendosur të mos rikthehet të klubi katalunas dhe ka nisur bisedimet për kontratën e re me “Parisienët”
PSG është e hapur që ta rinovojë kontratën e 28-vjeçarit, por prioritet mbetet Kylian Mbappe, i cili ka njoftuar largimin dhe kërkohet me çdo kusht nga Real Madridi dhe Liverpooli. Thuhet se Neymar në kontratën e re do kërkojë pagë vjetore prej 30 milionë euro, por gjiganti francez shpreson t’a dëtyrojë të zbresë këtë vlerë në 25 milionë euro. Pritet arritja e marrëveshjes përfundimtare.