Neymar rikthehet në stërvitje me Brazilin, shokët e skuadrës e presin me duartrokitje

Lajme pozitive për kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës. Neymar ka zhvilluar stërvitjen e tij të parë zyrtare me grupin pas dëmtimit në pulpën e këmbës së djathtë, duke marrë një pritje të veçantë nga shokët e skuadrës.

Sulmuesi brazilian, i cili mungon në fushë që prej mesit të muajit maj, fillimisht u stërvit i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. Më pas ai iu bashkua grupit në një bisedë të shkurtër me lojtarët, përpara se të kalonte mes një “korridori nderi” të krijuar nga shokët e skuadrës. Mes duartrokitjeve, të qeshurave dhe përqafimeve, futbollistët festuan rikthimin e yllit të Seleçaos në stërvitje.

Seanca vijoi me ndarjen e ekipit në dy grupe, ku titullarët dhe rezervat e ndeshjes së fundit ndaj Marokut zhvilluan programet e tyre larg kamerave të mediave të shumta të pranishme në qendrën stërvitore të New York Red Bulls.

Swiss Digital Desktop Reklama

34-vjeçari pësoi dëmtimin në pulpën e këmbës së djathtë në mesin e majit dhe që atëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Një ditë më parë, Neymar kishte zhvilluar stërvitje individuale, sipas pamjeve të publikuara nga Federata Braziliane e Futbollit, gjatë një dite të dedikuar familjarëve të futbollistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij në fushën e lojës. Brazili, i drejtuar nga Carlo Ancelotti, do të përballet me Haitin të premten në Filadelfia, ndërsa më 24 qershor do të luajë sfidën e fundit të fazës së grupeve ndaj Skocisë në Grupin C të Kupës së Botës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?