Neymar rikthehet te Brazili, trajneri Dorival: Është lojtar i madh!
Neymar Jr është rikthyer në kombëtaren e Brazilit. Lajmi, i bërë zyrtar nga trajneri Dorival Junior për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Kolumbisë (më 21 Mars) dhe Argjentinës (më 26 Mars), i jep fund mungesës së yllit brazilian prej mbi një vit e gjysmë për shkak të dëmtimit serioz të gjurit të pësuar gjatë një ndeshje në Uruguay në tetor 2023.
Kalimi i tij te Santos (në huazim) në janar e përshpejtoi këtë rikthim të madh në kombëtaren braziliane. Dorival Jr foli për thirrjen e O’Ney: “Nuk ka nevojë të flasim për atë që përfaqëson Neymar, momenti që ai po jeton është një proces rikuperimi.
Ai është një lojtar i madh dhe të gjithë shokët e tij në kombëtare e kanë shprehur publikisht atë që Neymar përfaqëson në grupin tonë. Ne e prisnim, kjo është mundësia e parë që na ka dhënë.
Shpresoj që ai të jetë shumë i lumtur me rikthimin e tij dhe t’i ofrojmë sigurinë e nevojshme që ai të zhvillojë më së miri aftësitë e tij në momentin që po jeton“, shtoi Dorival.
KOHA JONË SONDAZH

