Nga 0-2 në 3-2, Bayerni fiton me përmbysje spektakolare ndaj Freburgut

Një përballje spektakolare u zhvillua në “Europa-Park Stadium”, ku Bayern Munich arriti një fitore dramatike 3-2 ndaj Freiburg, në kuadër të javës së 28-të të Bundesliga.

Skuadra vendase kaloi në avantazh menjëherë në fillimin e pjesës së dytë, me golin e Yannik Keitel në minutën e 46-të. Avantazhi u thellua në minutën e 71-të nga Lucas Höler, duke i dhënë Freiburgut një avantazh të sigurt 2-0.

Megjithatë, reagimi i bavarezëve ishte i menjëhershëm dhe i fuqishëm. Tom Bischoff ngushtoi diferencën në minutën e 81-të dhe më pas barazoi shifrat në kohën shtesë (90+2), duke rikthyer Bayernin në lojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, në skenë doli Lennart Carl, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 90+10, duke vulosur një përmbysje të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë triumf, Bayern Munich ngjitet në kuotën e 73 pikëve në krye të renditjes, ndërsa Freiburg mbetet në vendin e tetë me 37 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?