Nga Europiani me U-17 e Italisë te Kombëtarja shqiptare, kush është Marco Molla?

Marco Molla ishte një nga risitë e trajnerit Edi Reja në listën e futbollistëve që ka grumbulluar për tre ndeshjet e muajit tetor. I lindur në Itali dhe me prindër shkodranë, 18-vjeçari Molla ka nisur hapat e parë në futboll te skuadra e Pratos dhe në verën e 2018-ës iu bashkua Bolognës, ku pas një sezone me skuadrën U17, iu bashkua ekipit të të rinjve.

Në të shkuarën Marco Molla ka veshur fanellën e Italisë U17 për plot 14 ndeshje, teksa vlen të theksohet se ka qenë titullar në portën e të kaltërve edhe në Kampionatin Europian U17 dhe atë Botëror U17.

Së fundi Marco Molla ishte bërë pjesë e Italisë U18, me të cilën numëronte tre ndeshje, më e fundit më 12 shkurt të këtij viti ndaj Francës, ndërsa te skuadra e të rinjve të Bolognës është një titullar i padiskutueshëm. Megjithatë tani Molla ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren Shqiptare dhe i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Edi Rejës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?