Nga ferri në parajsë, ja ku do të qëndrojë Ronaldinho pas burgut (FOTO LAJM)
Legjenda e Barcelonës dhe Brazilit Ronaldinho është urdhëruar të qëndrojë në arrest shtëpiak. Ai do të banojë në një suitë presidenciale në një hotel luksoz me katër yje, pasi u la i lirë nga burgu në Paraguai.
Ish-fantazisti mbetet nën hetim për mashtrim së bashku me vëllain e tij Roberto, teksa u arrestuan me pasaporta false në datën 6 mars. Braziliani pagoi 1.3 milionë paund për të dalë nga burgu, ndërkohë që tashmë do të qëndrojë në hotelin Palmaroga në kryeqytetin e vendit Asuncion.
Në të nuk mungon asgjë, duke filluar që nga dhomat të pajisura me të gjitha kushtet luksoze dhe deri te pishina apo edhe facilitete të tjera që do të ketë gjatë qëndrimit në hotel. /R.Lika-Koha Jone/