Nga kampion bote, Rodri përfundon duke u kthyer në Angli me avion Low Cost
Rodri është rikthyer në Angli për t’iu bashkuar sërish Manchester Cityt, por e ardhmja e mesfushorit spanjoll vazhdon të jetë e mbuluar me pikëpyetje.
30-vjeçari udhëtoi nga pushimet drejt Liverpoolit me një fluturim të kompanisë Ryanair, një zgjedhje modeste për një prej futbollistëve më të rëndësishëm të kampionëve anglezë. Rodri u fotografua me syze dielli dhe kapele, ndërsa mbante me vete një valixhe të vogël me emrin dhe numrin e tij të kombëtares.
Mesfushori ka edhe një vit kontratë me Manchester Cityn dhe gjatë kësaj vere është lidhur fort me një transferim te Barcelonao seReal Madrid.
Barcelona ka bërë tashmë dy oferta, por të dyja janë refuzuar nga drejtuesit e Cityt. Oferta e parë ishte rreth 38.5 milionë paund, ndërsa sipas raportimeve të Sky Sports, edhe një propozim i dytë prej 55 milionë paundësh nuk ka bindur klubin anglez.
Manchester City mund të konsiderojë shitjen nëse në tavolinë mbërrin një ofertë mbi 60 milionë paund. Rodri pritet të paraqitet në qendrën stërvitore të klubit, por nuk do të jetë pjesë e skuadrës për Community Shield të së dielës.

KOHA JONË SONDAZH

