Nga klandestin, futbollist, diplomat, i biri i guzhinierit të Ramiz Alisë, Murati: Krenar, si shqiptar në Paris

Sakaq, pavarësisht këtij fakti mediat franceze janë fokusuar tek e kaluara e Muratit, i cili e nisi karrierën falë guximit për t’u larguar nga Tirana, si klandestin në vitet ’90. Udhëtimi i tij i pabesueshëm pas rënies së diktaturës komuniste, karriera si futbollist që nisi apo goli historik që shënoi ndaj Greqisë, më 2004, kur helenët sapo ishin kurorëzuar kampionë europe, por u mundën  2-1, në “Qemal Stafa”, dhe tani si diplomat në Paris, e kanë kthyer Muratin në një personazh të dashur për tifozët tanë. Në Francë, ai kujtohet ende nga tifozët, pasi ka luajtur disa sezone me PSG. Por cila është historia e klandestinit shqiptar, që u bë lojtar profesionist në Francë? Ndryshe nga shumë shqiptarë të tjerë, që u larguan në atë kohë, ai nuk e njihte mjerimin, as në diktaturë. Babai i tij ishte kuzhinier i Ramiz Alisë, gjatë viteve të regjimit autoritar komunistdhe nëna shitëse në një dyqan ushqimesh. – “Nuk ishim për të humbur asgjë,” kujton ai. “Ne ishim një familje e pasur edhe në atë kohë, nuk jetonim keq,” – thekson ai. Murati e nisi karrierën me ekipet e të rinjve të klubit të Ushtrisë, Partizani, por pas viteve ’90 mendoi për një karrierë më të mirë dhe u largua fillimisht në Francë, ku nisia karriera e tij profesioniste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?