Nga Mastantuono te Asensio, Mourinho përgatit listën e largimeve te Reali

Pas 13 vitesh mungesë, José Mourinho është gati të rikthehet në stolin e Real Madrid. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, trajneri portugez do të marrë drejtimin e “Los Blancos”, duke pasuar Álvaro Arbeloa në krye të skuadrës madrilene.

Rikthimi i Mourinhos vjen pas fitores së Florentino Pérez në zgjedhjet për presidencën e klubit, me drejtuesit që synojnë t’i besojnë “Special One” një projekt të ri për rikthimin e Real Madridit në majat e futbollit evropian.

Objektivi kryesor i trajnerit portugez pritet të jetë fitimi i titullit kampion në Spanjë dhe rikthimi i klubit në garën për trofeun e Champions League, që sipas raportimeve i mungon klubit prej dy sezonesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Mourinho ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm dhe ka hartuar një listë me futbollistët që nuk konsiderohen pjesë e planeve të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas “El Desmarque”, në këtë listë të mundshme largimesh përfshihen talenti argjentinas Franco Mastantuono, mbrojtësi Fran García, qendërmbrojtësi Raúl Asencio, mesfushori Dani Ceballos, francezi Eduardo Camavinga dhe sulmuesi brazilian Rodrygo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?