Nga mbrojtës në bomber, Pavlovic është një nga “shpikjet” e Allegrit

Massimiliano Allegri e sheh Strahinja Pavlović-in si një projekt afatgjatë, një mbrojtës që do të arrijë pjekurinë e plotë brenda dy ose tre vitesh. Por ndërkohë, trajneri po e shijon tashmë kontributin e tij. Serbi 24-vjeçar ishte heroi i fitores 1-0 ndaj Milanit, duke i dhënë skuadrës tri pikë të arta në garën për Champions, pas një periudhe me tre barazime në katër ndeshje.

Pavlovic shënoi golin e dytë sezonal, një realizim prej sulmuesi të vërtetë, duke u futur me kohën e duhur në zonë dhe finalizuar me klas. Allegri e ka kthyer në një “inkursor” modern falë mbrojtjes me tre, që i lejon të avancojë shpesh në fazën ofensive. “E quaj bomber,” tha me shaka trajneri pas ndeshjes.

Vetë lojtari u shpreh i lumtur për golin dhe fitoren: “Jam i lumtur edhe sepse do të bëhem baba. Trajneri më kërkon të ndjek aksionet kur Leao niset me topin, dhe kështu erdhi goli.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavlović mbetet një simbol i “Milanit të Allegrit”: i fortë në duel, i guximshëm përpara dhe gjithnjë më i rëndësishëm në ekuilibrin e skuadrës. Me fitoren ndaj Romës, Milani ruajti më në fund një “clean sheet” pas më shumë se një muaji, një sinjal që mbrojtja po rikthehet në nivelin e duhur, edhe pse ende ka vend për përmirësim. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?