Nga përballjet për mbijetesë, te gara për “Final 4” – Java e 34-t e Superiores premton spektakël

Java e 34-t e kampionatit Abissnet Superiore do të luhet e gjitha ditën e shtunë, më 2 maj, në orën 16:00. Një javë mjaft interesante, ku çdo skuadër synon maksimumin në objektivat e saj, nga mbijetesa te gara për “Final 4”.

Vora pret Elbasanin në këtë javë të 34-t, në një përballje që pritet e fortë dhe e luftuar. Vorakët kërkojnë pikë të rëndësishme për mbijetesën, ndërsa verdheblutë synojnë të marrin maksimumin e pikëve në kuadër të fazës “Final 4”.

Ndërkohë, Vllaznia do të presë Bylis në stadiumin “Loro Boriçi”, në një tjetër sfidë me peshë për renditjen. Takime interesante priten edhe në Durrës dhe Tiranë. Teuta do të përballet me Tiranën në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa Partizani pret Flamurtarin në stadiumin “Arena e Demave”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kryeqytet, një tjetër duel i rëndësishëm do të zhvillohet mes Dinamo City-t dhe Egnatia-s në stadiumin “Air Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

JAVA 34

FK Vora – AF Elbasani, 2 maj 2026, ora 16:00, stadiumi “KF Vora”

Vllaznia – Bylis,  2 maj 2026, ora 16:00, stadiumi “Loro Boriçi”

Teuta – Tirana,  2 maj 2026, ora 16:00, stadiumi “Niko Dovana”

Partizani – Flamurtari, 2 maj 2026, ora 16:00, stadiumi “Arena e Demave”

Dinamo City – Egnatia, 2 maj 2026, ora 16:00, stadiumi “Air Albania”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?