Nga përjashtimi në Botëror te finalja e Superkupës së Evropës, gjyqtari Omar Artan: I lumtur që jam këtu!

Omar Artan është gati të lërë pas një prej episodeve më të vështira të karrierës së tij dhe të përjetojë një moment historik. Arbitri somalez, të cilit iu refuzua viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara pavarësisht se ishte përzgjedhur nga FIFA për të gjykuar në Kupën e Botës, do të bëhet arbitri i parë joevropian që drejton një finale të Superkupës së Evropës.

Artan do të jetë në krye të finales mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villa, që do të luhet të mërkurën mbrëma. Para kësaj sfide të rëndësishme, arbitri somalez ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të UEFA-s, ku ka folur për emocionet e këtij momenti dhe për periudhën e vështirë që kaloi pas përjashtimit nga Botërori.

Duke iu rikthyer episodit të ndodhur në SHBA, Artan pranoi se ishte një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një periudhë shumë e vështirë, por shumë njerëz më treguan solidaritet. Kur punon për shumë vite për të arritur një objektiv dhe më pas nuk mund ta realizosh, është vërtet e vështirë. Megjithatë, jam jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që mora nga e gjithë bota”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Artan theksoi se rrugëtimi i tij nuk ka qenë aspak i lehtë dhe se gjithçka që ka arritur është rezultat i punës së madhe.

“Kam qenë me fat, por kam punuar shumë për të arritur deri këtu dhe jam vërtet krenar. Jam rritur në një situatë të vështirë, por kjo nuk më pengoi të ndiqja ëndrrat e mia”, shtoi arbitri somalez.

Për Artanin, finalja e Superkupës së Evropës është edhe një simbol i bashkëpunimit mes futbollit afrikan dhe atij evropian.

“Për mua është fantastike që CAF bashkëpunon me UEFA-n, konfederatën më të mirë në botë për sa i përket arbitrimit. Niveli në Evropë është i jashtëzakonshëm dhe futbolli që luhet këtu është fantastik”, deklaroi ai.

Arbitri 29-vjeçar beson se ky bashkëpunim mund të sjellë përfitime për të dyja palët.

“Besoj se arbitrat afrikanë mund të mësojnë shumë nga ata evropianë dhe anasjelltas. Është një avantazh për të dyja palët”, theksoi Artan.

Përzgjedhja për të drejtuar një ndeshje të këtij niveli ka qenë një moment i veçantë jo vetëm për Artanin, por edhe për familjen e tij.

“Jam i nderuar që jam përzgjedhur për një ndeshje kaq të rëndësishme. Kur morëm këtë telefonatë, për mua dhe familjen time ishte një moment vërtet fantastik”, tregoi ai.

Artan theksoi gjithashtu se komuniteti somalez në Evropë dhe Austri e ka pritur me entuziazëm këtë arritje.

“Ka një komunitet të madh somalez në Evropë dhe Austri dhe të gjithë janë shumë të lumtur që unë do të kem mundësinë të gjykoj një ndeshje të këtij niveli”, përfundoi arbitri.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?