Nga portier u kthye në boksier në Serbi, Shehi: Pas 10 vitesh besoj do jenë emancipuar!

Orges Shehi ishte mes 24 lojtarëve që ishin në Beograd më 14 tetor të vitit 2014-të kur të përgatitur për futboll, fatkeqësisht ju desh që nga roli i portierit të bëjë boksierin, për të mbrojtur shokët e ekipit dhe vetëmbrojtur përballë tifozëve serb që pushtuan fushën. Në një intervistë të dhënë për Tch, ai ka treguar emocionet e tij pasi mësoi verdiktin e goglave.

“Kam qenë në ambientet e stadiumit në Suharekë dhe ishim kurioz me të gjithë stafin dhe menaxherët e skuadrës për të parë shortin, tonin dhe të Kosovës dhe mbizotëroi shprehja …Prap Serbia…! Ne jemi një komb dhe ndjenjën emocionale që ata e përjetojnë e përjetojmë edhe ne. Është një ndeshje krenarie dhe shpresoj që skuadra jonë t’ia dali.

Kanë kaluar 10 vite dhe njerëzit duhet të emancipohen dhe të kuptojnë ku e kanë limitin e tyre. Ata duhet të kuptojnë që ne jemi një komb, që nuk kërkojmë eksese. Dhe nëse ata njerëz edhe pse kanë kaluar 10 vite nuk arrijnë të emancipohen dhe të kuptojnë ata se ku e kanë limitin e tyre atëherë do të jetë problem i madh për ata, por kam besimin që nuk do të ndodh më ajo që ndodhi atëherë”, tha Shehi.

SHKARKO APP