Nga Rabiot te Vlahovic, ky pritet të jetë Napoli që ka projektuar Allegri

Një kapitull i ri pritet të nisë te Napoli, me Massimiliano Allegrin që është gati të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Antonio Contes, duke rikthyer një skenar që kujton “stafetën” e famshme mes dy trajnerëve te Juventusi në vitin 2014. Këtë herë, historia zhvendoset në Napoli, ku tekniku livornez do të ketë objektivin e madh për të luftuar në dy fronte: Champions League dhe mbrojtjen e titullit kampion.

Sipas raportimeve nga Italia, Allegri pritet të ndërtojë skuadrën mbi skemën 4-3-3, duke shfrytëzuar maksimalisht potencialin ofensiv të krahëve. Në sulm, hapësira kryesore pritet t’u besohet Alisson dhe Neres, ndërsa në qendër të repartit ofensiv do të vendoset Hojlund, një profil sulmuesi që Allegri e kishte kërkuar më parë edhe te Milani.

Në mesfushë, ndryshimet mund të jenë të rëndësishme. Me largimin e mundshëm të Anguissas, për të cilin interesohen disa klube turke, roli i dirigjentit të lojës do t’i mbetet Stanislav Lobotkës. Përkrah tij, Scott McTominay do të luajë si mesfushor i majtë, një pozicion që konsiderohet më i përshtatshmi për karakteristikat e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër të mesfushës, Kevin De Bruyne shihet si një nga figurat kyçe të sezonit të ardhshëm, me belgun që synon rikthimin në nivelin më të lartë pas problemeve fizike që e shoqëruan sezonin e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrojtja me katër pritet të ketë Giovanni Di Lorenzo në të djathtë, ndërsa Alessandro Buongiorno dhe Amir Rrahmani do të formojnë dyshen qendrore. Në të majtë, Mathías Olivera mbetet favorit, por konkurrenca me Gutierrez dhe Leonardo Spinazzola pritet të jetë e fortë.

Sa i përket merkatos, presidenti Aurelio De Laurentiis ka bërë të qartë se nuk do të ketë lëvizje të mëdha para përfundimit të fazës përgatitore në Trentino, e planifikuar nga 17 deri më 27 korrik. Ideja është që Allegri të vlerësojë fillimisht lojtarët që rikthehen nga huazimet.

Megjithatë, afrimi i parë mund të ndodhë shumë shpejt. Napoli po punon për transferimin e Khalaili nga Union Saint-Gilloise, i menduar si alternativë për Di Lorenzon në krahun e djathtë të mbrojtjes. Gjithashtu, vëmendja është përqendruar edhe te Mario Gila i Lazios, një emër që ishte pranë Milanit, por negociatat u ftohën pas largimit të Igli Tares nga drejtimi sportiv.

Nga huazimet do të rikthehen Marin, Marianucci dhe Zanoli, megjithëse ky i fundit vijon rehabilitimin pas dëmtimit serioz në ligamentin e kryqëzuar.

Në mesfushë, ëndrra e Allegrit mbetet Adrien Rabiot, një lojtar që tekniku italian e vlerëson shumë, por transferimi i tij konsiderohet i vështirë për shkak të kontratës aktuale me Milanin deri në vitin 2028.

Në repartin ofensiv, Napoli mund të ndahet me Romelu Lukakun, pasi drejtuesit synojnë të reduktojnë barrën financiare të pagës së tij të lartë. Ndërkohë, në vlerësim mbeten Lorenzo Lucca, i rikthyer nga huazimi te Nottingham Forest, si edhe talentet e rinj Rao, Hasa dhe Ambrosino.

Një tjetër emër që vazhdon të qarkullojë për sulmin është Dusan Vlahovic, i cili i afrohet fundit të kontratës me Juventusin dhe mbetet një ide interesante për të forcuar më tej repartin ofensiv të napolitanëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?