Nga Rudiger te Zaniolo, kjo është lista e përforcimeve të mëdha të Juves në verë

Shumë emra të rinj në listën e dëshirave të Juventusit në sezonin e ardhshëm. Nuk do të jetë një revolucion, por lëvizjet për të përforcuar ekipin pritet të jenë të shumta, teksa nisën që në janar me afrimin e Vlahovic dhe Zakaria.

Një rifreskim i formacionit të Allegrit do të jetë thuajse në të gjitha repartet, por me prioritetet nga sulmi. Emrat më të përfolur janë dy italianët, Zaniolo dhe Raspadori. Ata mund të afrohen të dy me largimin e Dybala-s dhe Bernandeschit, të cilëve u përfundon kontrata në fundin e këtij sezoni.

Në mesfushë ëndrra e madhe është që të risjellin në Torino, Paul Pogba, të cilit i përfundon kontrata me United në qershor. Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë, jo vetëm prej konkurrencës, por dhe pagës së tij shumë të lartë që merr të United, 15 milionë euro. Alternativa kryesore është Milinkovic-Savic, por më parë duhet bindur Lazio që ka kërkesa shumë të larta ekonomike, ndërkohë që më thjeshtë mund të arrihet te Renato Sanches.

Në mbrojtje përforcimi i madh mund të jetë Rudiger, por edhe Emerson palyeri, po nga Chelsea. Alex Sandro pritet të largohet në fundin e këtij sezoni pasi nuk ka treguar një formë të mirë në dy edicionet e fundit. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP