Nga Stabile te Mbappe, historia e “Këpucës së Artë” në Kupën e Botës

Ndërsa bota e futbollit po numëron ditët e fundit para nisjes së Kupës së Botës 2026, vëmendja nuk do të jetë vetëm te skuadrat që synojnë trofeun më prestigjioz të futbollit, por edhe te sulmuesit që do të garojnë për titullin e golashënuesit më të mirë të turneut.

Që nga edicioni i parë i Kupës së Botës në vitin 1930 e deri te turneu i fundit në Katar, shumë emra legjendarë kanë shkruar historinë me golat e tyre. Rrugëtimi nisi me argjentinasin Guillermo Stábile, i cili shënoi tetë gola në Botërorin e parë, ndërsa fituesi i fundit i “Këpucës së Artë” është francezi Kylian Mbappé, me tetë gola në Kupën e Botës 2022.

Rekordi absolut vazhdon të mbahet nga francezi Just Fontaine, i cili realizoi plot 13 gola në Botërorin e vitit 1958, një arritje që ende nuk është thyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Golashënuesit më të mirë të çdo Kupe Bote

Swiss Digital Mobile Reklama

1930 – Guillermo Stábile (Argjentinë) – 8 gola

1934 – Oldřich Nejedlý (Çekosllovaki) – 5 gola

1938 – Leônidas (Brazil) – 7 gola

1950 – Ademir (Brazil) – 8 gola

1954 – Sándor Kocsis (Hungari) – 11 gola

1958 – Just Fontaine (Francë) – 13 gola

1962 – Dražan Jerković, Garrincha, Vavá, Leonel Sánchez, Valentin Ivanov dhe Flórián Albert – nga 4 gola

1966 – Eusébio (Portugali) – 9 gola

1970 – Gerd Müller (Gjermani Perëndimore) – 10 gola

1974 – Grzegorz Lato (Poloni) – 7 gola

1978 – Mario Kempes (Argjentinë) – 6 gola

1982 – Paolo Rossi (Itali) – 6 gola

1986 – Gary Lineker (Angli) – 6 gola

1990 – Salvatore Schillaci (Itali) – 6 gola

1994 – Oleg Salenko dhe Hristo Stoichkov – nga 6 gola

1998 – Davor Šuker (Kroaci) – 6 gola

2002 – Ronaldo (Brazil) – 8 gola

2006 – Miroslav Klose (Gjermani) – 5 gola

2010 – Diego Forlán, Thomas Müller, Wesley Sneijder dhe David Villa – nga 5 gola

2014 – James Rodríguez (Kolumbi) – 6 gola

2018 – Harry Kane (Angli) – 6 gola

2022 – Kylian Mbappé (Francë) – 8 gola

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?