Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga vendi i 15-të te triumfi në Premier League, a do të funksionojë “metoda Arteta” ndaj PSG?

Sporti E premte, 29 Maj 2026 15:09
Nga vendi i 15-të te triumfi në Premier League, a do të funksionojë “metoda Arteta” ndaj PSG?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Arsenali mund të mos ketë magjinë spontane të Paris Saint-Germain, por nëse londinezët arrijnë të ngjiten në majën e Europës për herë të parë në histori, suksesi i tyre do të shihet si triumfi i metodës, planifikimit dhe disiplinës.

Në kontrast me stilin më fluid dhe shpërthyes të PSG-së, skuadra e Mikel Artetës është ndërtuar mbi organizim, kontroll dhe evolucion të kujdesshëm. Tekniku spanjoll shpesh është etiketuar si një “perfeksionist i kontrollit”, por progresi i Arsenalit gjatë viteve të fundit tregon një projekt të menduar në detaje, ku çdo hap është bërë me logjikë dhe durim.

Kur Arteta mori drejtimin e Arsenalit në fund të vitit 2019, klubi ndodhej në krizë. Në Krishtlindjet e vitit 2020, “Topçinjtë” renditeshin në vendin e 15-të në Premier League dhe projekti dukej larg suksesit. Megjithatë, trajneri bask nuk ndryshoi kursin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas tri sezonesh si nënkampionë të Anglisë dhe dyshimeve nëse skuadra kishte arritur kulmin e saj, Arsenal gjeti përgjigjen përmes asaj që vetë klubi e kishte kthyer në slogan: procesit.

Arteta ndërtoi skuadrën duke eliminuar gradualisht figurat e mëdha dhe pagat e rënda. Fillimisht u larguan emra si Mesut Ozil dhe Pierre-Emerick Aubameyang, ndërsa fokusi kaloi tek ndërtimi i një grupi të ri, të uritur dhe të zhvillueshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një nga karakteristikat më të dukshme të Artetës ka qenë vendosmëria për të përmirësuar çdo repart, edhe kur nevoja nuk dukej evidente.

Aaron Ramsdale, dikur i konsideruar një nga portierët më të mirë të Premier League, humbi vendin ndaj David Raya. Oleksandr Zinchenko nuk mbeti më pjesë e planeve kryesore, ndërsa Ben Ëhite u sfidua seriozisht nga Jurrien Timber.

Mund t'ju interesojë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Para 7 orësh
Felix Nmecha në radarin e Real Madridit, Mourinho e sheh si çelës

Felix Nmecha në radarin e Real Madridit, Mourinho e sheh si çelës

Para 8 orësh
Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

Para 9 orësh

Në repartin ofensiv, mungesa e golave solli afrime të reja si Viktor Gyokeres, ndërsa thellësia e skuadrës u shtua me emra si Noni Madueke dhe Eberechi Eze.

Forca e Arsenalit? Jo vetëm titullarët

Ndryshe nga shumë rivalë, modeli i Artetës nuk mbështetet vetëm te formacioni ideal. Ideja e trajnerit spanjoll ka qenë krijimi i një skuadre të dytë po aq konkurruese.

Në mbrojtje, dëmtimi i Ëilliam Saliba disa sezone më parë nxori në pah mungesën e alternativave. Sot, Arsenal ka luksin të disponojë opsione të shumta dhe cilësore në çdo pozicion.

Ndoshta londinezët nuk kanë formacionin më spektakolar në botë, por kanë ndërtuar një skuadër të thellë dhe të balancuar,një faktor që shpesh vendos fatin e trofeve.

Edhe në Champions League, progresi i Arsenalit ka qenë gradual. Pas rikthimit në kompeticion, londinezët arritën çerekfinalet, më pas gjysmëfinalet dhe tashmë finalen. Nëse dikur u eliminuan nga Paris Saint-Germain, tani përballja me francezët shihet si një test final për të provuar se “metoda Arteta” ka funksionuar.

Nga vendi i 15-të në Premier League, deri te mundësia për t’u shpallur kampionë të Anglisë dhe Europës, historia e Arsenalit mund të jetë dëshmia më e qartë se ndonjëherë suksesi nuk vjen nga magjia, por nga durimi, organizimi dhe vizioni afatgjatë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 6 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 6 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 7 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 7 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 8 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 6 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 6 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 16 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.