Nga Yamal te Saka, yjet më të vlefshëm në Kupën e Botës 2026

Teksa Kupa e Botës 2026 po afron, vëmendja e opinionit sportiv është përqendruar te yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, të cilët jo vetëm mbajnë peshën kryesore te kombëtaret e tyre, por konsiderohen edhe ndër lojtarët më të vlefshëm në tregun ndërkombëtar të transferimeve.

Në krye të renditjes qëndron talenti spanjoll Lamine Yamal, me një vlerë tregu prej 200 milionë eurosh. Në të njëjtin nivel me sulmuesin e Barcelonës renditen edhe norvegjezi Erling Haaland dhe francezi Kylian Mbappe, duke formuar treshen më të shtrenjtë të futbollit aktual.

Pas tyre vjen një grup tjetër yjesh me vlerë të jashtëzakonshme. Mesfushori spanjoll Pedri renditet i katërti me 150 milionë euro, po aq sa francezi Michael Olise dhe braziliani Vinicius Junior. Kjo konfirmon ndikimin gjithnjë e më të madh që këta lojtarë po ushtrojnë në futbollin europian dhe atë botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista vijon me portugezin Joao Neves, anglezin Jude Bellingham dhe mesfushorin tjetër portugez Vitinha, të cilët vlerësohen secili me nga 140 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, vendi i dhjetë ndahet nga katër futbollistë me vlerë prej 120 milionë eurosh: Federico Valverde, Desire Doue, Bukayo Saka dhe Declan Rice.

10 futbollistët më të vlefshëm në prag të Kupës së Botës 2026:

  1. Lamine Yamal – 200 milionë euro
  2. Erling Haaland – 200 milionë euro
  3. Kylian Mbappe – 200 milionë euro
  4. Pedri – 150 milionë euro
  5. Michael Olise – 150 milionë euro
  6. Vinicius Junior – 150 milionë euro
  7. Joao Neves – 140 milionë euro
  8. Jude Bellingham – 140 milionë euro
  9. Vitinha – 140 milionë euro
  10. Federico Valverde, Desire Doue, Bukayo Saka dhe Declan Rice – 120 milionë euro secili

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?