“Ngec” sërish rinovimi i Neuer, mediat gjermane zbulojnë shkakun
Kapiteni dhe portieri i Bayernit Manuel Neuer është ndjerë i tradhtuar nga klubi bavarez për publikimin e informacioneve në media rreth bisedimeve për rinovimin e kontratës.
“Kicker” raporton se zbulimi i informacioneve rreth përplasjeve të 34-vjeçarit me drejtuesit e Bayernit për çështjen e kontratës së tij dhe besimit të drejtuesve ndaj tij ka tronditur fortë besimin e kampionit të botës me Gjermaninë në vitin 2014.
Neuer kërkon të paguhet 20 milionë euro në sezon dhe të rinovojë kontratën deri në vitin 2025, kërkesa të cilat nuk janë miratuar nga drejtuesit e kampionëve në fuqi të Gjermanisë. Thashethemet e merkatos aludojnë se se ai mund të kalojë gjatë kësaj vere në Angli tek Chelsea ose City.